Financa Personale

Çfarë të blini & çfarë të kurseni gjatë kësaj kohe

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2020

Çfarë të blini & çfarë të kurseni

Askush s'ishte përgatitur për një ndryshim kaq të madh në stilin e jetës dhe sado të larta të jenë kursimet tuaja, mos harroni që është fare e lehtë të harxhojmë para. Duke qenë se e ardhmja e ekonomisë është e pasigurt njësoj si vendi juaj i punës, merrni paraprakisht masa.

Gjëja e parë është të mos shpenzoni në blerje që s'ju hyjnë në punë. Eshtë momenti për t'u fokusuar vetëm tek gjërat që ju duhen.

1. Netflix

E kuptojmë që është zgjedhje e përkryer për të kaluar ditën në karantinë, por nuk është domosdoshmëri. Hyn tek blerjet që për pak muaj mund t'i kurseni. Gjeni një tjetër mënyrë për filma.

2. Pini shumë ujë

Përveçse është jetik, është i lirë dhe ju kursen paratë që do të shpenzonit në lëngje frutash të konservuara apo të tjera. Zgjidhja e parë dhe e vetme të mbetet uji.

3. Pini ujë, por mos e shpërdoroni atë në dush!

Dushet janë relaksuese dhe padyshim të nevojshëm, por kujtoni sa shumë energji shpenzojnë. Kujtoni faturat në fund të muajit.

4. Blini vezë

Reduktimi i kostove të ushqimit është veprim i zgjuar. Vezët janë të lira, të pasura në proteina dhe mbi të gjithë shumë funksionale.

5. S'është momenti për rroba të reja!

Sfidojeni dëshirën deri në një moment të dytë.

6. Mos u kurseni tek bananet

Qëndroni larg frutave të shtrenjta këto kohë dhe zgjidhni me mençuri. Bananet janë të lira dhe ju ndihmojnë të mbani një sistem imunitar të fortë.

7. Mos shpenzoni energji elektrike.

Çdo dritë e lënë ndezur kot, përkthehet në para të shtuar.

8. Qëndroni tek ushqimet bazike.

Miell, makarona, oriz. Me to mund të sajosh drekën për disa ditë. Kujtoni si ia dilte nëna/gjyshja juaj dikur dhe kurseni! 

Burimi:MSN