Shënim: Artikulli në vijim nuk zbulon detaje nga sezoni i katërt i “La Casa de Papel”.
Kur krijuesi dhe skenaristi Álex Pina filloi punën me sezonin e parë të “La Casa de Papel” nuk e kishte idenë e suksesit global që do të pasonte serialin, i cili pasi kaloi në Netflix, u bë seriali më i suksesshëm jo në anglisht i platformës. Ai as që e kishte idenë që shikuesit do të kërkonin gjithnjë e më shumë seri, madje edhe spinoff.
Shën.red. Spinoff – spinoff është çdo program radiofonik, televiziv, film ose çdolloj tjetër narrative që rrjedh nga një ngjarje/fabul/histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.
Në një intervistë për The Oprah Magazine vjeshtën e kaluar në Madrid, Pina pranoi se ekziston mundësia e realizmit të spinoff-eve për secilin nga anëtarët e bandës së Profesorit.
“Ne kemi mundësi për të realizuar disa spinoff dhe po e mendojmë vërtet për shkak të identitetit të fortë të personazheve,” tha ai. “Mendoj që çdo personazh i ‘La Casa de Papel’ mund të jetë i denjë për spinoff. Do të donim t’i shihnim secilin prej tyre në kontekte të tjera.”
“Mendoj që Arturito mund të trajtohet si një komedi e zezë. Berlini është gjithashtu personazh interesant. Ai është psikopat, egocentrist, narcist, delikuent, një përdhunues, por megjithatë ka njerëz që e adhurojnë sepse vlerëson miqësinë, besnikërinë dhe familjen.”
Ai shtoi se Nairobi është personazh i rëndësishëm për spinoff, po ashtu edhe Profesori. “Edhe Denver është një personazh interesant. Do të doja të shkruaja spinoff për të gjithë,” shtoi ai.
Përsa i përket sezonit të katërt, Pina u shpreh se “është sezoni në të cilin ngjarjet morën një kthesë të papritur”.
Për ata që e kanë parë të gjithë sezonin e katërt, besojmë se e kuptoni se cila qe kthesa e papritur [një emoji që qan].