Shqipëria

Ndryshimet e reja të masave: Zgjatet orari i lejuar për pazar

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2020

Ndryshimet e reja të masave: Zgjatet orari i lejuar për pazar

Gjatë komunikimit të fundit live, kryeministri Rama ritheksoi edhe njëherë se nuk ekziston asnjë gjobë për ata që shkojnë në punë si dhe njoftoi të gjithë bizneset që tani lejohen të punojnë, që kanë mundësi të thërrasin në punë punonjësit e tyre.

Ndër të tjera, ai njoftoi gjithashtu se orari për të bërë pazar do të rritet nga 60 në 90 minuta dhe se qytetarët mund të përdorin edhe automjetet e tyre për pazar.

Pavarësisht lehtësimit të këtyre masave që po shqyrtohen, kryeministri sqaroi edhe njëherë masat ndëshkuese për të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me rregullat.

"Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve.(min 21:00). Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie.

Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e çojmë në 90 minuta, kryerja me automjete private e pazarit do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, që shkojnë deri në heqje lirie."- u shpreh Rama.