Hostel by Anabel

Nga bojaxhie në skiatore dhe peshkatare: Aventurat e episodit të tretë të Hostel

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2020

Nga bojaxhie në skiatore dhe peshkatare: Aventurat e episodit të

Episodi i tretë i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” ishte një aventurë, ku në vend të adrenalinës pati mëdyshje, por edhe shumë humor. Fillimisht vajzat u surprizuan nga Dea, e cila u kujdes që të gjitha të merrnin pjesë në lyerjen e shtëpisë ku do të jetojnë. Një surprizë domethënëse për Dean, por aspak e këndshme për të tjerët, sidomos për Albertën dhe kryeveprën e sa murale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by alberta kamenica (@jeteza) on

Pasi nuk nxorrën asgjë në dritë me lyerjen, protagonistet vendosën të konsumojnë diçka për të ngrënë, ku edhe këtu nuk munguan pak tensionet. Viola u detyrua të largohej në Fier për të qetësuar gjyshen dhe mamin të cilat qenë të prekura nga largimi i ardhshëm i vëllait të Violës në Amerikë, ndërkohë që vajzat bisedonin me Anën dhe raportin e saj jo fort të qëndrueshëm me Violën për momentin.

Gjërat duket sikur po qetësoheshin paksa, deri në momentin kur Megi zgjodhi Dean dhe Violën për një udhëtim në Brezovicë për ski. Alberta, për të mos i soditur nga Instagrami aventurat e Brezovicës, vendosi të shkonte për peshkim (ideja brilante e Ernestit). Ana iu bashkua çiftit. Kemi dyshimet tona për aventurat e peshkimit në krahasim me Brezovicën, mirëpo presim serinë e katërt. Mund të kemi surpriza. Deri atëherë, episodin e tretë, premiera e të cilit u ndoq live nga më shumë se 14,000 shikues, mund ta ndiqni në vijim.