Në Behance – një platformë në formën e një rrjeti social në pronësi të Adobe ku shpalosen punë kreative – Bledi Rusi, drejtori artistik i Ogilvy Albania, kompani e specializuar në krijimin e dizajneve të brendeve të ndryshme, prezantoi siglën hapëse të sezonit të tretë të “Hostel by Anabel: Si n’jetë” dhe zbuloi disa nga detajet për ilustrimet dhe videon e animuar.
“Programi ka të bëjë me pesë vajza që jetojnë bashkë dhe kamerat i ndjekin në çdo udhëtim të tyre. Ideja ime ishte që të shkatërroja muret e banesës së tyre për të simbolizuar që këto vajza janë të lira dhe bëjnë gjithçka si në jetën e përditshme. Ato nuk i kushtojnë rëndësi paragjykimeve dhe i bëjnë gjërat si në jetë. Kjo është arsyeja që emri i programit është ‘Si n’jetë’,” shkruan Bledi Rusi në Behance.
Siç mund ta shihni në vijim, programi hapet me një mur të ngjyrosur me grafiti ku shkruhet ndër të tjera “Ndryshe nga djemtë, vajzat janë…” dhe më pas protagonistet shkatërrojnë mure dhe ndërtesa, veprim që simbolizon thyerjen e barrierave dhe të qenurit të lirë.
View this post on Instagram
Para se Rusi dhe Eklint Vejsiu të krijonin ilustrimet e vajzave, u realizua një set fotografik për të patur sa më shumë detaje të portretit, rrobave, linjave trupore dhe gjesteve të tyre.
View this post on Instagram
Pas ilustrimeve, grafik dizajneri Dorian Elezaj krijoi efektet lëvizëse. Një plan hap pas hapi të krijimit të siglës e ndiqni duke klikuar këtu.
View this post on Instagram