Shqipëria

A kryhen pak teste për koronavirusin në Shqipëri?

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2020

A kryhen pak teste për koronavirusin në Shqipëri?

Komiteti Teknik i Ekspertëve sqaroi në një deklaratë për mediat procedurat e testimit. Komiteti u nxit nga akuzat e shumta që Shqipëria kryen pak testime për Covid-19, ngritur nga opozita.

Sipas Komitetit, testimet për Covid-19 bazohen “në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.”

Sipas tyre, strategjia e ndjekur deri më tani ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe nuk ka asnjë arsye për ta rikonsideruar.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme,” vijon deklarata.

Testimi i rasteve të dyshuara ose jo përbën debat edhe në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm. Por, duke parë mospërmbytjen e sistemit shëndetësor dhe numrin relativisht të ulët të të prekurve në vend, strategjia e zgjedhur nga ekspertët mbi testimet funksionon.

Burimi: Top Channel