Biznesi

Ministrja e Financave Denaj: ‘Në fund të majit hapen të gjitha bizneset’

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2020

Ministrja e Financave Denaj: ‘Në fund të majit hapen të

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se deri në fund të majit mund të hapen të gjitha bizneset në vend, gjithmonë nëse përhapja e virusit vijon të mbahet nën kontroll.

Fillimisht do të merret vendimi për hapje të pjesshme të disa kategorive dhe deri në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret. Unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është të shohim si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjitha rajonet e Shqipërisë;. Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar si është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar,” tha Denaj.

Momentalisht, ministrja tha se po diskutohet një paketë e dytë ndihme financiare për bizneset ku do të përfshihen edhe ato të mesmet dhe të mëdhatë që ishin përjashtuar në paketën e parë.

Burimi: Euronews