Zërave të pak kohëve më parë – të cilët thanë që Kledi Bahiti dhe partnerja do të bëhesin prindër – Bahiti, i kontaktuar nga Anabel.al, iu përgjigj me “kur të ketë diçka për të thënë, do të flas vetë”. Në vend të tij foli partnerja, moderatorja e RTSH-së, Pejana Elezi.
Në një postim në Instagram, me rastin e ditëlindjes së tij, Pejana pozon me barkun e rrumbullakosur.
"Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë.”

Lidhja e tyre u bë publike në fillim të marsit.