Jack Dorsey, CEO i Twitter, u zotua të dhuronte një miliard dollarë për të financuar studimet mbi koronavirusin që të “çarmatosë këtë pandemi.”
Të martën, Dorsey, i cili bashkëthemeloi Twitter në vitin 2006 dhe themeloi kompaninë e pagesave Square, njoftoi se do të dhurojë një miliard dollarë nga aksionet e Square për një fond bamirës të quajtur Start Small “për të financuar lehtësimin e Covid-19.”
I’m moving $1B of my Square equity (~28% of my wealth) to #startsmall LLC to fund global COVID-19 relief. After we disarm this pandemic, the focus will shift to girl’s health and education, and UBI. It will operate transparently, all flows tracked here: https://t.co/hVkUczDQmz
— jack (@jack) April 7, 2020
Dorsey tha se dhurimi është rreth 28% e pasurisë së tij. Pasuria e CEO-s së Twitter vlerësohet rreth 3.9 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.
Deri më tani, është dhurimi më i madh në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, tha se do të dhurojë 100 milion dollarë për Feeding America, që ushqen personat në nevojë. Dhurimi i Bezos përbën 0.1% të pasurisë së tijprej 123 miliardë dollarësh.
The Bill & Melinda Gates Foundation ka dhuruar 100 milion dollarë për të zbuluar vaksinën kundër Covid-19 dhe për të trajtuar të prekurit. Michael Dell, themeluesi i Dell Computers, ka premtuar të dhurojë 100 milion dollarë.
Burimi: The Guardian