Paralel me lehtësimin e masave kufizuese, qeveria ka listuar ndëshkimet që priten për këdo që shkel rregullat e vendosura. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama bëri me dije se lehtësimet e nevojshme do të vijojnë, por paketa e masave ndëshkuese ka ndryshuar.
Të gjithë ata që nuk respektojnë fashat e orarit apo që thyejnë rregullat e lëvizjes së qarkullimit do t'i hiqet leja e drejtimit të makinës për vite disa vite dhe madje, në varësi të shkeljes, dënimi arrin deri në heqje lirie.
"Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t'i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal dhe rrugor të republikës së shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.
Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt."- shkruan Rama.
Përsa i përket paketës së zgjeruar financiare, kreu i vendit tha se do të jetë gati brenda 15 prillit, bashkë me miratimin e masave lehtësuese në qeveri.