Elira në botën e burrave!

Lamtumirë Orson Welles

19 Dhjetor 2014

Lamtumirë Orson Welles

Oh tres jolie! C'est merveilleux! Oui, oui, në ditët në vazhdim zgjohesha me pamje nga Parisi. Eri më dërgonte cdo mëngjes ne facebook fotografitë më të bukura dhe fjalë nga ato që ne femrave na ngrohin zemrën dhe na pompojnë egon. Edhe pse mes nesh nuk kishte patur ende më shumë se një takim, që tani po e imagjinoja se sa do ti pëlqente sime mëje ta coja në shtëpi me atë fytyrën e pafajshme dhe të folurën që tingëllonte më e pastër se e një fëmije, por do më duhej të prisja edhe një javë tjetër që ai të kthehej në Tiranë për të parë vazhdimin.

Në të kundërt nga Iliri që ishte i gatuar për të qënë dashnor i përjetshëm, mendova teksa ai hyri në derë.

Mhhhh, më paska mar malli- tha me atë zërin e tij po aq seksi sa Orson Welles por me një ton lehtësisht të ngjirur që e bënte më të ethshëm dhe më puthi ballin.

Zëri  kishte qënë irritimi dhe tërheqja ime konkfliktuale drejt tij që në fillim, një zë i tillë ishte i bërë enkas për të ulur mbathje pa patur nevojën e ndihmës së duarve të tij burrërore.

Asnjëherë nuk e kisha kuptuar cfarë isha unë për Ilirin por nuk e vrisja mendjen për aq kohë sa edhe unë nuk e dija cfarë ishte ai për mua. Kishim ndërtuar natyrshëm dhe pa kompromis të folur por të nënkuptuar një marrdhënie të bukur dhe të lirë, ndanim biseda nga më komiket deri te më të thellat, kishim një seks aq fantastik sa që më dukej se ishim dy copëza të një puzzle-i që bashkoheshin e shkriheshin mrekullisht, por ndjeja me siguri që puzzle-i im kishte nevojë për shumë copëza të tjera, jam një njeri që vuaj ne mënyrë kronike nga pamjaftueshmëria.

Nuk ma kishte thënë kurrë por e prisja dhe supozoja se ai dilte me femra të tjera, me shuuumë femra të tjera, në të kundërt nuk do ndjehesha po aq e tërhequr ndaj tij. Sado që më pëlqente të imagjinoja që isha ndryshe nga të tjerat për të, e dija se me siguri më harronte sapo dilte nga dera ime, ishte në natyrën e tij dhe natyra e tij ishte aq e bukur saqë nuk do doja kurrë ta ndryshoja, as në favorin tim.

Por teksa po e shihja të hapte frigoriferin tim si në shtëpinë e tij, nuk i rezistova dot instiktit femëror për të provokuar deri në ngjalljen e një reagimi (Le të kundërshtojë kush nga ne arrin ti rezistojë), dhe i thashë duke u përpjekur të tingëlloja e zakonshme:

- Javën tjetër nuk do mund të shihemi shumë...

Ok- mu përgjigj, ktheu një gllënjke nga lëngu i frutave që gjeti në frigorifer dhe vazhdoi- keni ato mbylljet e bilancit në punë prandaj, ë?

Ohhhh, e kisha harruar fare, po, po i kemi edhe ato por do jem e zënë sepse po dal me dikë që është larguar për një udhëtim dhe...kthehet domethënë... - e ula tonin e zërit nga pasiguria e reagimit ose mungesës së reagimit nga ana e tij.

Ai mu afrua, më nguli sytë duke shtrënguar nofullat dhe më  kapi nga kyci i dorës me një forcë pa kontroll: Po del me dikë tjetër...idiote! TRAPE!

Mu rrotullua dhoma para syve të mi dhe mu errën sytë nga zemërimi, asnjë mashkull nuk kishte guxuar të më fyente më parë. E tërhoqa dorën që më shtrëngonte me forcë dhe i gjuajta një shpullë me gjithë mllefin që më përshkonte trupin por nuk kaloi as mjaftueshëm kohë sa për të ndjerë kënaqësinë e asaj që bëra para se të ndjeja një djegie te forte në faqe nga shpulla e tij!

Si guxon?! - ulërita me sa kisha në kokë dhe i gjuajta sërish më fortë.

Ti si guxon - ma ktheu ai me një tjëtër shpullë.

Unë jam femër, idiot! Dil përjashta! - dhe i tregova derën me duar.

Edhe cfarë se je femër? Ti nuk pretendon respekt dhe tolerancë vetëm se je femër, ti do që ti meritosh! Apo gaboj? Të njoh mirë!- tha dhe më shtyu rrëmbyeshëm me trupin e tij mbi divan dhe filloi të më puthte aq shumë saqë nuk po kisha kohë të mbushesha me frymë e jo më të mendoja apo kundërshtoja.

Më ktheu me një lëvizje të shpëjtë e të dhunshme sikur të isha një lodër e pajetë dhe u gjenda e shtrirë mbi bark. U shtri mbi shpinën time me të gjithë peshën e trupi që i rëndonte me shumë se kurrë ndonjëherë dhe ma ngjeshi faqen mbi jastëk me duar dhe qëndoi duke më parë...pastaj nisi të më puthtë pa ndalur faqet dhe dorën me të cilën shtrëngoja jastëkun. Mi hiqte me dorë flokët që ngjisnin në fytyrën timë të djersitur dhe kur ndalonte së më puthuri, më shihte aq ëmbëlsisht e dhëmbsurisht saqë u përlota...

***

Në mëngjes telefoni zhurmoi tre herë rresht  tingullin e një njoftimi të ri nga facebook-u. Në dreq ti dhe "Mirëmëngjeset" e tua mendova dhe u ktheva në anën tjetër për tu zhytur në aomën e Ilirit por në vend të tij gjeta mbi jastëk faturën time të ujit. Në anën tjetër ishte shkruar " Ishte hera ime e parë!".

E mbështeta letrën mbi trup pastaj e shtrëngova me grushtin tim dhe e zhubrosa derisa e bëra sa një topth dhe e hodha tutje.

"Edhe për mua ishte hera e parë që bëj dashuri...idiot!" mendova me vete.

Kisha një ndjesi të hidhur dhe të papërtypshme që nuk do ta shihja më kurrë...

Telfonova Enkën gjithë ankth dhe i thashë: Kam bërë një gabim të pandreqshëm Eeen!

- Ke bërë vetullat tatuazh?

- Jooooooo....

- Epo të tjerat ndreqen, takohemi pas pune dhe më trego se dua ta shijoj duke pirë cigare kur më tregon gabimet e tua.