Bota

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2020

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë

Kujdes: Imazhet e mëposhtme mund të jenë shqetësuese për disa lexues

Përflitet se pandemia e koronavirusit nisi nga lakuriqët e natës dhe më pas infektoi një kafshë tjetër në një treg të gjësë së gjallë në Wuhan, Kinë. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk e kanë përcaktuar ende si koronavirusi kaloi te njerëzit.

Por këto lloj tregjesh, që njihen për kafshet e çuditshme, njihen edhe që operojnë në kushte jo sanitare.

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë
Pjesë pule

“Kafshët janë të gjalla, ka feçe kudo. Ka gjak, sepse theren aty,” tha për Associated Press Peter Daszak, president i EcoHealth Alliance, që mbron kafshët e egra dhe shëndetin publik nga sëmundjet e reja.

“Tregjet e gjësë së gjallë” janë vende ku “tregtohet mishi, peshku dhe fruta-perime të freskëta.” Gjithashtu tregtojnë kafshë ekzotike.

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë
Fruta deti

The HUanan Seafood Wholesale Market në Ëuhan, para se të mbyllej, tregtonte specie si salamandra, krokodilë të vegjël dhe rakunë që njihen si kafshë të egra, edhe pse rriteshin pikërisht për t’u therur.

Porsi shumë tregje të tjera të kësaj natyre në Azi dhe tjetërkund, kafshët në Ëuhan mbaheshin pranë njëra-tjetrës ose në kafazë në formë raftesh.

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë
Qen të therur

Kafshët në këto tregje theren aty për të qenë sa më të freskëta për konsumatorin. Kjo praktikë rrit shanset që një virus të kalojë nga kafshët te njerëzit dhe të pushtojë popullatën.

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë
Peshq

Një gazetare e NPR që vizitoi tregun Tai Po në Hong Kong, shkruan: “Peshq të gjallë në govata spërkasin ujë në dysheme. Banakët janë të kuq sepse peshqit vriten dhe filetohen në sy të klientëve. Akulli shkrihet në dysheme. Ka ujë, gjak, luspa dhe të brendshme pulash kudo. Gjithçka është e njomë.”

Çfarë shitej në tregjet e kafshëve në Kinë
Peshq

Së fundi, Ministria e Agrikulturës së Kinës publikoi një listë të kafshëve që mund të rriten për konsum. Në listë përfshihen derrat, pulat, lopët, delet si dhe specie si drerët, alpakat dhe strucët. Dy specie dhelpre, rakuni dhe vizoni mund të rriten, por jo për konsum. Në listë mungojnë qentë, pangolinët, lakuriqët e natës dhe macet civet.