Kinema & TV

Fiksimi i radhës? Ky reality show ka vetëm njerëz seksi, që s’duhet të bëjnë seks

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2020

Fiksimi i radhës? Ky reality show ka vetëm njerëz seksi, që

Pas ‘Love is Blind’, Netflix po tenton suksesin me një tjetër program reality. Nëse jeni ende të trishtuar nga përfundimi i “Love is Blind”, platforma ka rezervuar një tjetër surprizë – “Too Hot to Handle” (Shumë seksi për ta përballuar).

Fiksimi i radhës? Ky reality show ka vetëm njerëz seksi, që

Situata është kështu: Një grup njerëzish beqarë – dhe seksi – jetojnë në një shtëpi së bashku dhe garojnë për 100,000 dollarë. Rregulli është që ata nuk duhet të kenë asnjë kontakt seksual me njëri-tjetrin. As puthje, as përqafime, as seks. Sa herë që do të shkelen rregullat, shuma e parave ulet.

“Too Hot to Handle” del në Netflix më 17 prill. Deri atëherë, mund të shihni “Love is Blind” nëse nuk e keni parë ende. Ky i fundit në rastin më të keq, do t'ju argëtojë. Në rastin më të mirë, do t'ju bëjë partnerë më të mirë.