Duke filluar nga dita e sotme (e hënë, 13 prill) orari i lëvizjeve do të zgjerohet. Në urdhrin “Për kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë”, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkruhet:
“Lejohet të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00 – 17:30, duke filluar nga dita e hënë, datë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.”
Po kështu sqarohet edhe se:
“Hyrja në aktivitetet e përcaktuara lejohet vetëm për një person, të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30.”
Në po të njëjtin urdhër thuhet se duke filluar nga dita e premte do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00.