Hostel by Anabel

Pyetje-përgjigje mbi sezonin e dytë të #Love#Likes#Tirana

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2020

Pyetje-përgjigje mbi sezonin e dytë të #Love#Likes#Tirana

A gjendet #Love#Likes#Tirana në YouTube?

Jo, videot e sezonit të parë të #Love#Likes#Tirana nuk gjenden në YouTube për shkak se produksioni vendosi t’i transmetojë në një platformë me pagesë.

Pse ky vendim?

“Këtë vendim e morëm nisur nga gjendja aktuale dhe nga fakti që duhet të gjejmë mënyra alternative për të financuar prodhimet filmike të ardhshme ashtu si e gjithë bota, duke mirëkuptuar edhe problemet që sponsorët tanë do të hasin në vijim, prej krizës[…]Deri tani, ne, nga kompania jonë realitivisht e vogël, vetëm me mbështetje sponsorësh, ju kemi sjellë rreth 40 orë kontent, një mini-serial, skeçe, koncepte të reja realizimi, kemi promovuar figura të reja dhe jemi përpjekur të jemi on top me informacione korrekte dhe argëtim. Por tërmeti dhe tashmë kjo situatë e ka vështirësuar pak procesin (sepse argëtimi dënohet i pari) dhe jemi me fat që nuk nisëm nga puna për #LLT2, se pavarësisht se ju e doni shumë, me këtë që ndodhi dhe me tërheqjen e papritur të disa sponsorëve për shkak të bllokimit të aktivitetit të tyre nga ‘Si n’jetë’, për ne do të ishte humbje katastrofike dhe më keq, s’do mundeshim të prodhonim më.” – u shpreh në Instagram producentja dhe skenaristja, Dalina Buzi.

Ku transmetohet?

#Love#Likes#Tirana mund ta gjeni në platformën filmshqip.al.

Sa kushton?

Dy seritë e para janë falas, ndërsa i gjithë sezoni i parë kushton 17.99 euro dhe ju siguron një akses prej një muaj. ”Çdo e ardhur do të shkojë për prodhimin e projekteve filmike të cilat i kemi gati, qoftë një film fantastik, ashtu edhe seriali #Love#Likes#Tirana apo një tjetër në vijim,” u shpreh Buzi.

Kur nis transmetimi i sezonit të dytë?

Për transmetimin e sezonit të dytë nuk ka ende një datë zyrtare, megjithatë xhirimet pritet të nisin pas përfundimit të gjendjes së shkaktuar nga Covid-19.

Pyetje-përgjigje mbi sezonin e dytë të #Love#Likes#Tirana

Subjekti i #LLT lindi si një trekëndësh dashurie, u shndërrua më pas në linja të dyfishta e të trefishta duke larguar pak e nga pak fokusin nga protagonistët Zoi-Klajdi-Luna. Në #LLT, personazhet u vendosën në funksion dhe u zbuluan përmes njëri-tjetrit. Karakteri i tyre u shpalos nga dhe përmes të tjerëve; ata nuk "u fotografuan" në habitatin e tyre, por në marrëdhëniet që krijonin.

Pas transmetimit të serisë finale, më 2 korrik 2019, #Love#Likes#Tirana grumbulloi kritika pozitive përsa i përket linjës së zhvillimit të ngjarjeve, perceptimit të situatave, risive dhe trajtimit të çështjeve delikate.