Hostel by Anabel

Te ky episod i ‘Hostel by Anabel’ do qeshni më shumë se kurrë

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2020

Te ky episod i ‘Hostel by Anabel’ do qeshni më shumë se

Episodi i katërt i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” ndahet mes Brezovicës dhe Durrësit. Megi, Viola dhe Dea shkojnë në Brezovicë dhe bëjnë ski, ndërsa Alberta, Ana dhe Ernesti shkojnë në Durrës dhe peshkojnë.

Ose kështu mendoni ju. Ndodhin dhjetëra situata të tjera përmidis që do-ju-mekin!

1. Viola, që sapo ka marrë patentën, tenton t’i japë makinës.

2. Megi ecën kundravajtje në autostradë. Mos e provoni në shtëpi. Ose në këtë rast, në rrugë.

3. Alberta dhe Ana blejnë peshk për të bërë sikur e kanë kapur. Instagrami është një gënjeshtër miq.

4. Anës i bien kallamat në det, ngre pantallonat, futet në ujë t’i kapë.

5. Dea rrëshket në akull dhe rrëzohet. 

6. Luftë me topa bore

7. S’duam ta themi, shikojeni vetë.

8. "Skiatoret olimpike" Pojani, Hoxha dhe Gjoleka përpiqen dhe dështojnë të mjeshtërojnë borën.

9. "Skiatoret" e lartpërmendura marrin vesh se kameramanët kanë dhomë më të mirë se ato. Pabesi!

10. Kjo nuk është për të qeshur, po diku, shfaqen qenusha leshatorë.

Fjalët s’e përshkruajnë dot qejfin që është bërë gjatë këtij episodi, prandaj kemi një video.