Shqipëria

Ndryshon vendimi: Hapur ose mbyllur, bizneset e vogla nuk do paguajnë qira për dy muaj

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2020

Ndryshon vendimi: Hapur ose mbyllur, bizneset e vogla nuk do paguajnë qira

Përmes një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në vendimin e marrë për pagesat e qirave nga bizneset e ndikuara nga pandemia.

Sipas ndryshimit, bizneset e vogla nuk do të paguajnë qira për dy muaj, edhe nëse nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura. Më parë, në këtë akt bënin pjesë vetëm aktivitetet e mbyllura.

Qiraja e papaguar do të shlyhet në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin pas majit të 2020-s.

Akti përfshin të gjithë qiramarërsit persona fizikë ose juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit eonomik të nënshrkuar para shpalljes së gjendjes së epidemisë.

Relacionin e plotë mund të lexoni këtu.