Shqipëria

Paketa e zgjeruar: Të punësuarit që përfitojnë pagesë prej 40,000 lekësh

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2020

Paketa e zgjeruar: Të punësuarit që përfitojnë

Duke filluar nga data 20 prill, në llogarinë e individëve të mëposhtëm, pjesë e Paketës së Zgjeruar, do të derdhet shuma prej 40,000 lekësh. Në një njoftim në Facebook, kryeministri sqaroi se pjesë e Paketës së Zgjeruar së ndihmës financiare janë 100,000 të punësuar në bizneset e vogla, 66,000 punonjës të bizneseve të mëdha të goditura nga pandemia dhe 10,000 të punësuar në sektorin e turizmit.

“Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176,000 mijë familje:
• 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit.”

Rama shtoi se “me konsolidimin e ecurisë së derisotme, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehet në punë brenda majit”.