Hostel by Anabel

Xhirimet kanë stopuar: Ç’do të ndodhë me transmetimin e ‘Hostel by Anabel’

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2020

Xhirimet kanë stopuar: Ç’do të ndodhë me

Kur sezoni i tretë i “Hostel by Anabel: Si n’jetë” nisi transmetimin më 23 mars, ishin të xhiruar 7 episode. Pas shpalljes së pandemisë dhe vetë-izolimit, siç mund ta lexoni në vijim, produksioni mendoi që të shtynte transmetimin, megjithatë u pa e arsyeshme që vajzat mund të xhironin nga shtëpia dhe kështu Hostel vijoi si normalisht. Mirëpo pjesa më e madhe e karantinimit është “dokumentuar” në rrjete sociale.

“Kemi vendosur të mos filmojmë asgjë gjatë karantinës, sepse pavarësisht se vajzat do të jetojnë në një shtëpi:
1) jemi staf shumë i madh;
2) shkon kundër konceptit të Hostel që në çdo seri ka lëvizje dhe disa lokacione;
3) çdo komunikim nga karantina është konsumuar tashmë në rrjete sociale.” – shkruhet në @anabel_media në Instagram.

“Hostel by Anabel” do të vazhdojë transmetimin si normalisht deri të hënën e parë të majit. Më pas, duke qenë se nuk dihet ende një datë e saktë për mbarimin e vetë-izolimit, është ende e paqartë se ç'do të ndodhë me xhirimet.

“Ne kemi planifikuar super udhëtime jashtë Shqipërisë, por duhet të presim. Kështu që le të lutemi! Ndërkohë ju njoftoj se dy episodet e ardhshme do t’i gjeni vajzat në Itali, pak para koronës dhe atje aventurat janë fantastike.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on