Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore më 24 mars, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi urdhrin e ri, në bazë të të cilit shumë aktivitete dhe biznese u mbyllën, si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19. Për disa aktivitete, si për shembull gomisteri, tregti me pakicë e librave në dyqane të specializuara dhe shitje me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës, u njoftua më vonë se mund të vazhdonin aktivitetin si normalisht, duke respektuar masat mbrojtëse, ndërkohë që në vijim të tjera biznese pritet të rihapen. Anabel.al arriti të sigurojë listën në vijim ku janë të parashikuar të gjitha bizneset që janë hapur dhe/ose do të lejohen të hapen në vijim.
Shënim: Përsa i përket ngjyrave, sqarojmë se me blu të lehtë janë shënuar aktivitetet që propozohen të lejohen bazuar në ndërlidhjen që kanë me aktivitete të lejuara; me ngjyrë të kuqe janë shënuar aktivitetet që propozohen të mbyllen sepse janë të lidhur me transportin e pasagjerëve; me ngjyrë të verdhë janë aktivitetet që propozohen të mbyllen bazuar në situatën e paqartë nga urdhrat e nxjerrë.