Çfarë është Organizata Botërore e Shëndetësisë?
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një organ shëndetësor që u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, për të promovuar shëndetin global për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet infektive.
Në terma praktikë, OBSH vepron si një organ i rëndësishëm për hulumtime, të dhëna, rekomandime teknike për kërcënimet nga sëmundjet e ndryshme, si për shembull koronaviruset dhe Ebola. Ajo gjithashtu mbështet zhdukjen e sëmundjeve ekzistuese, si malarja.
Ç’po ndodh mes Trump-it dhe OBSH-së?
Trump ka ndërprerë forndet për OBSH për 60-90 ditë, sepse pretendon se alarmi për kërcënimin nga koronavirusi erdhi tepër vonë. Që në fillim të shkurtit, administrata e Trump solli në vëmendje shkurtimin e fondit për OBSH, që është rreth 400 milionë dollarë në vit. SHBA kontribuon rreth 10-15% në buxhetin e përgjithshëm të organizatës.
OBSH publikoi udhëzues për rrezikun e koronavirusit që në janar, duke theksuar transmetimin nga njeriu te njeriu, emergjencat që duheshin marrë dhe masat mbrojtëse.
Ekspertët e shëndetit mendor, që krahasojnë menaxhimin e situatës së Ebolës në vitin 2014-2015 dhe Covid-19, thonë se ky i fundit është menaxhuar shumë më mirë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur mbështetjen për OBSH-në dhe shumë partnerë të tjerë.
Burimet: The Guardian, Deutsche Welle