Financa Personale

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët për të kursyer këto kohë

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2020

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

Edhe pse në Anabel.al ka shumë artikuj që i dedikohen financave tuaja personale dhe metodave më të mira të kursimit, menduan se zgjidhja më e mirë në ditë si këto të vijë nga eksperienca. 

Si ja kanë dalë shqiptarët të menaxhojnë të ardhurat e tyre në një kohë shumë të pasigurtë për ekonominë? Shumë janë përballur me rrogat e reduktuara, me pezullim nga puna, e më keq akoma edhe me humbjen e vendit të punës. Prandaj kursimi është më i domosdoshëm se kurrë. Pasi i pyetëm në Anabel Facebook dhe në Instagram, Anabel_media, na rezltoi se shqiptarët kanë disa metoda të papara kursimi. 

*1. Ndarja e rrogës : 70% - 20%-10%

"Strategjia ime është shumë e thjeshtë që e ndjek edhe në përditshmëri, jo vetëm në kohë karantine. Po e zëmë se rroga ime është 50.000 lekë. Ndaj rrogën 70%-20%-10%. Domethënë: 70%= 35.000 lekë shpenzime ushqimesh, e pjestoj për 4 javë të muajit del diku tek 8700 lekë në javë. 5000 lekë përdoren për listën e ushqimeve kryesore (bazike) dhe 3500 lëkë për shpenzime ditore (perime, qumësht), pra gjëra që duhen për atë ditë.

Ndarjen e bëj për javë, duke  përgatitur një plan ushqimor për 7 ditë duke e kombinuar dhe me gjërat që ngelin. E rëndësishme është të mos preket buxheti i javës pasardhëse sepse prish ekuilibrin. Nga java në javë, disa ushqime edhe mund të mos përdoren dhe kjo bën që javën e ardhshme unë të prish më pak. 20%= 10,000 unë e quaj si buxheti i emergjencës, të cilat e përdor për gjëra të papërcaktuara; kur isha e lirë që dilja ose blija ndonjë produkt kozmetike për vete. 10%= 5000 lelë e quaj buxhet kursimesh, ose para që duhen për një kredi, borxh. Kjo metodë nuk të lë kurrë pa lekë në fund të muajit. Pra, ecni me plan!"

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

*2. Listë, listë, listë! 

"Bëj një listë me gatime çdo ditë të javës, në mënyrë që asgjë të mos shkojë dëm dhe të mos blej gjëra që s'duhen. Perimet që mund të mos duhen shumë, i gatuaj ditët e para, kurse ato që mund të rezistojnë në frigorifer më gjatë i lë për në fundjavë. Jam furnizuar me ushqime bazë për 1 muaj kurse fruta-perime ble çdo javë.

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

Nëse vetë tundoheni, mund të dërgoni burrin në pazar, gjithmonë me listë me vete...

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

*3. Hiqni dorë nga "gjërat e mira" dhe përballoni tundimet!

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

*4. Mbajini lekët fiks, as më pak dhe as më shumë!

"Unë dal gjithmonë me lekë fikse në portofol, as më pak e as më shumë. Larg mendimit "hë po i marr me vete që t'i kem. Kartat mos i përdorni kurrë, sepse krijohet ideja që nuk po harxhon shumë, duke qenë se nuk i sheh cash. Mos porosisni kurrë jashtë."

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

*5. Mendohuni më shumë se 2 herë nëse keni nevojë për diçka apo jo.

Nëse instikti ju thotë se nuk ju duhet, hiqeni nga mendja dhe mos e blini.

Hilet më të papara që kanë përdorur shqiptarët

*6. Ushqimi i shëndetshëm kushton më pak se ai i pashëndetshmi! 

" Blini zarzavate, fruta stine, fileto pule, etj. Reduktoni dhe blerjet e rrobave dhe kaq."