Original

Qelizat staminale: 15 minutat e para që mund t’i ndryshojnë jetën bebit tuaj

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2020

Qelizat staminale: 15 minutat e para që mund t’i ndryshojnë

Gjatë javëve të fundit kemi kuptuar vlerën e vërtetë të shprehjes “shëndeti mbi të gjitha” dhe ndoshta s’do të na besoni kur t’ju themi se ka një mënyrë për ta vënë gjithmonë shëndetin të parin, që në lindje. Por ja që ka. Ju njohim me qelizat staminale, asi nën mëngë për një mori sëmundjesh, infeksionesh e çregullimesh.

Por çfarë janë qelizat staminale dhe a mund t’i shpëtojnë deri jetën dikujt? Anabel kontaktoi Future Health Biobank, që ofron shërbimin për gjithë prindërit e ardhshëm, për të përpiluar këtë artikull.

Qelizat staminale, janë tullat që ndërtojnë jetën. Ato merren nga kordoni kërthizor i bebes së sapolindur, dhe kanë aftësinë e mahnitshme për tú  diferencuar e specializuar në lloje të ndryshme qelizash të gjakut e të indeve e ta shërojnë trupin nga brenda.

Nëse fëmija, më tej gjatë jetës do të përballet me një sëmundje a problem shëndetësor, qelizat staminale përdoren për të trajtuar sëmundjen si dhe rigjeneruar indet e plagosuara ose të dëmtuara e plakura. E kështu, një ditë këto qeliza të paçmuara mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës duke qenë 100% të pajtueshme me organizmin e tij dhe gjithashtu mund të jenë shumë të vlefshme edhe për motrat/vëllezërit e madje edhe prindërit e tij.

Në fakt, asnjë prind nuk do ta çonte ndërmend më të keqen kur merr në krahë një foshnje të shëndetshme, por historia është dëshmitare se e keqja mund të ndodhë dhe gjithmonë bëjmë mirë të jemi të përgatitur. Kështu pra, me anë të qelizave staminale, prindërit e rinj sigurojnë shëndetin e fëmijës së tyre - diçka thjesht e paçmueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Qelizat Staminale (@criostemcells) on

Qelizat staminale, tashmë prej 4 dekadash e kanë provuar veten se janë të efektshme në trajtimin e mbi 85 sëmundjeve dhe lista e sëmundjeve veçse zgjatet. Gjithashtu, janë duke u kryer një sërë provash klinike për efektshmërinë dhe sigurinë në trajtimin me to të sëmundjeve si Diabeti, Autizmi apo Alzhaimer.

Aftësia e tyre për t’u vetë-rigjeneruar, i ka bërë qelizat staminale një mundësi trajtimi edhe për COVID-19, një provë më shumë se ruajtja e tyre është një garanci mjekësore për fëmijët tuaj.

Procedura e marrjes së qelizave staminale nga kordoni kërthizor zgjat pak minuta, nuk ka asnjë rrezik as për nënën as për fëmijën dhe mund të kryhet nga çdo mjek. I vetmi kusht është që materiali i kordonit kërthizor të mblidhet vetëm në çastin që fëmija vjen në jetë. Ndaj vendimi për të ruajtur qelizat staminale të fëmijës duhet marrë paraprakisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Qelizat Staminale (@criostemcells) on

Në momentin që çifti apo nëna merr vendimin, Future Health Biobank i pajis me një kit. Mjaf që të merrni kitin me vete kur të shkoni për të lindur dhe pjesën tjetër e bën mjeku. Puna juaj mbaron këtu. Një lindje me operacion cezarian, në shtëpi apo në ujë nuk ndikon dhe nuk kushtëzon aspak mbledhjen dhe ruajtjen e qelizave staminale.

Më tej, qelizat staminale vendosen në ruajtje për më shumë se 25 vjet, në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse keni nevojë për to në një moment të jetës, mjafton të kërkoni një tërheqje dhe dërgesa bëhet e mundur menjëherë, kudo në botë.

Kontaktoni Future Health Biobank në faqen e tyre zyrtare, në numrin e tyre të kontaktit +355 4451 9080, në profilin e tyre në Instagram & Facebook apo në zyrat e tyre në Bulevardin Zogu I, Tiranë.