Duke nisur që sot pas orës 17:00 e deri të hënë, i gjithë vendi do të jetë në karantinë të plotë. Nuk lejohet dalja e qytetarëve apo e automjeteve, por për pensionistët do të funksionojë ndryshe.
Gjatë komunikimit live, Rama tha se duke nisur që nesër, të moshuarit mund të dalin për një xhiro deri në orën 11:00 të paradites. Të moshuarit mund të shoqërohen vetëm nga një person, por leja e veçantë nuk përfshin asgjë tjetër veç shëtitjes.
“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën."
Një vendim i tillë u mor duke patur parasysh kohën e gjatë që iu është kërkuar pensionistëve të qëndrojnë të izoluar.