Shqipëria

Nis hapja graduale e aktiviteteve: Ja bizneset që hapen nga e hëna

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2020

Nis hapja graduale e aktiviteteve: Ja bizneset që hapen nga e hëna

Ashtu siç ishte parashikuar, aktivitetet do të hapen në mënyrë graduale. Një gjë të tillë, kryeministri Rama e komunikoi gjatë një videoje live me qytetarët në Facebook, ku tha se “po përgatitet programi i hapjes graduale”. “Do të jetë një program i qartë dhe strikt për rregullat që do të ndjekin të gjitha bizneset që do të hapen,” sqaroi Rama.

Në portalin e-albania është publikuar lista e aktiviteteve që lejohen të hapen duke filluar nga dita e hënë (20 prill).

Disa nga aktivitetet e lejuara janë: tregtia me shumicë e produkteve elektronike dhe elektro-shtëpiaket, tregtia e produkteve të kozmetikës, tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve etj. Lejohen aktivitetet e shërbimeve ushqimore, me përjashtim të restoranteve dhe bareve. Në subjektet e leuara, duhet të tregtohet vetëm ushqim take away ose delivery. Gjithashtu industria nxjerrëse dhe përpunuese si edhe sektori i ndërtimit do të hapen.

Shtojmë se të gjitha aktivitetet do të duhet t’i nënshtrohen masave të rrepta të sigurisë dhe kushteve higjieno-sanitare.

Listën e plotë të të gjitha aktiviteteve e lexoni duke klikuar këtu.