TV Mania

Olta Gixhari tregon si është të jesh e karantinuar në Spanjë

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2020

Olta Gixhari tregon si është të jesh e karantinuar në

Periudhën e karantinës, Olta Gixhari po e kalon në Spanjë, aty ku ka dhe partnerin e saj. Gjatë një lidhjeje direkte me emisionin "Dita Jonë", Gixhari foli për jetën e izoluar në një prej vendeve më të prekura nga pandemia si dhe për gjërat që kanë ndryshuar tek ajo gjatë karantinës.

"Ndodhem në Spanjë që prej 11 marsit. Në një farë mënyrë jam e ngecur këtu, në kushte shumë të mira! Nuk e kisha menduar që do të rrija kaq gjatë, por prapë mirë. Unë jam njeri që përshtatem, i marr gjërat me sportivitet. Do rrija në shtëpi në Shqipëri, po rri në shtëpi në Spanjë."

Aktorja shtoi se gjendja e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ndihet në izolim. Masat në Spanjë janë shumë të rrepta sipas saj, pasi aty nuk ka as fasha oraresh në të cilat mund të dalësh.

Olta Gixhari tregon si është të jesh e karantinuar në

"Këtu nuk del dot, nuk ka fasha oraresh si në Shqipëri. Duke qenë se numri i të infektuarëve është i lartë, masat janë shumë të rrepta. E vetmja formë për të dalë është të shkosh deri në supermarket, kaq. Dje që dola përshembull, më ndaloi një polic dhe më tha pse ke dalë të blesh vetëm dy gjëra. Sepse dhe kur del për të bërë pazar duhet të blesh shumë, njëherë e mirë."

Ndryshe nga e gjithë bota, Olta tha se ditët e gjata të karantinës nuk i kalon në telefon, por sheh shumë filma, lexon dhe ka mësuar të gatuajë.

"E dua shumë Spanjën, vetëm policët nuk ja dua. Dje mora mamin në telefon dhe fillova duke qarë, pata një krizë. Sa del në rrugë të pyesin kush je, ku po shkon, kërkon dokumenta, adresën, pse po shkon në supermarket, etj etj."

Pavarësisht të gjithave, Olta tha se do të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë sepse sipas saj është shumë më mirë të karantinohesh me partnerin sesa me mamin dhe babin.

Goxha deklaratë, por qëndron!