DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda, do të bëhen prindër për herë të dytë. Shtatzëninë e zbuloi Amanda në një seri postimesh në Instagram, ku postoi edhe një foto me një palë sandale për vajza, duke zbuluar kështu gjininë e bebit.
Viki dhe Amanda janë prindër të vogëlushit Alen. Ata janë bashkë prej vitesh. Përsa i përket dasmës, në tetor të 2019-s Viki bëri një nga ato “propozimet” moderne. “Me këtë duhanpirësen Amanda Dakon. Ore se s’të kam pyetur, kur do martohemi?” pyeti ai me humor, pyetje që mori përgjigjen epike nga partnerja: “Seen”.