Historia Ime

Fjeta me ish-in e shoqes dhe tani kam frikë nga përballja me të

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2020

Fjeta me ish-in e shoqes dhe tani kam frikë nga përballja me të

Kam frikë nga përballja. Kjo frikë shkatërroi marrëdhënien time me shoqen e ngushtë, pasi unë fjeta me ish të dashurin e saj. Nuk i tregova asaj për muaj të tërë duke menduar se kështu po e mbroja nga e vërteta e hidhur.

Kur ja thashë, u shpreh se fakti që ja kisha fshehur e lëndoi më shumë se vetë veprimi im.

Ka kaluar një vit dhe unë nuk kam folur më me ish-in e saj, që ishte gjithashtu shoku im. Mënyra e vetme që gjeta për ta kaluar këtë situatë mendoja se ishte që ta mbaja thjesht në kokën time dhe të vazhdoja jetën. Sidoqoftë, kjo ndikoi edhe në lidhjen time aktuale, pasi sjellja ime reflektonte diçka. E di që duhet të përballem me përgjegjësitë e mia, fillimisht me veten dhe pastaj me të tjerët. E urrej që më duhet ta reflektoj këtë tek lidhja që kam tani, që është marrëdhënia më e mirë që kam patur.

Unë kam frikë nga përballja. Jetoj me frikën se shoqja do të dojë një tjetër ballafaqim me mua, që të jetë përfundimisht e qetë. Më tmerron ideja që mund ta kem përballë, ose të më duhet t'i dërgoj mesazhe në lidhje me këtë. Nga ana tjetër jam e frikësuar se do t'i flas kaq shumë për veten time, ose s'do ta dëgjoj mjaftueshëm dhe kjo, do ta zhgënjejë akoma më shumë.

 

Përshtatur nga The Guardian