Bota

Belgjika gati për të dalë nga karantina: Hapen dyqanet dhe shkollat

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2020

Belgjika gati për të dalë nga karantina: Hapen dyqanet dhe

Listës së vendeve që po heqin dorë nga karantina, i shtohet edhe Belgjika. Kryeministri belg njoftoi planin e detajuar për zbutjen e masave të izolimit dhe rihapjen graduale të vendit.

Nisur nga rregullat e reja, të gjithë dyqanet do të jenë të hapura duke filluar nga 11 maji, ndërsa shkollat një javë më pas. Numri i nxënësve nëpër klasa do të jetë i reduktuar, nga 10 për çdo klasë.

Përsa i përket kafeve dhe restoranteve autoritetet kanë bërë me dije se nuk do të hapen para 8 qershorit.

Edhe pse Belgjika do të dalë nga izolimi, kreu i vendit tha se "gjërat mund të ndryshojnë". Në Belgjikë, ka më shumë se 45,000 njerëz të infektuar me Covid-19 dhe deri më tani rreth 6,900 viktima.

Burimi: BBC