Udhetim

Mos i humbisni këto mundësi për të ‘vizituar’ Amsterdamin

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2020

Mos i humbisni këto mundësi për të ‘vizituar’

Ju ende mund të eksploroni kulturën unike të Amsterdamit, thotë Hans Rooseboom, kurator i fotografisë në Rijksmuseum, muzeu kombëtar hollandez kushtuar arteve dhe historisë së Amsterdamit.

Muzetë dhe galeritë

Rijksmuseum funksionon online prej disa vitesh. Qindra mijëra imazhe nga koleksioni i këtij muzeu mund të shkarkohen ose printohen në Rijksstudio. Muzeun mund ta vizitoni falas përmes aplikacionit.

Masterpieces Up Close – platformë që eksploron 18 piktura.

Muzeu Van Gogh – mund të vizitoni muzeun në shtëpi, të lexoni letrat e Van Gogh ose të përdorni aplikacionin Unravel Van Gogh për detaje që s’jua kap syri.

Mos i humbisni këto mundësi për të ‘vizituar’
Luledielli nw kopshtin e Van Gogh Museum

Shtëpia e Ana Frankut – muze biografik kushtuar një prej figurave më të njohura të Holokaustit.

The Stedelijk Museum – muze për artin modern dhe bashkëkohor që transmeton live ture nga ekspozitat.

Fotografia

City Archives – faqe interneti që përmban imazhe të qytetit. Hans Rooseboom sugjeron të shihni punën e fotografëve George Hendrik Breitner, i cili ka shëtitur rrugëve të Amsterdamit për vite me radhë për të fotografuar pamjet mahnitëse, dhe Ed van der Elsken, fotograf i njohur për punën e tij me portretet dhe rrugët e qytetit.

Mos i humbisni këto mundësi për të ‘vizituar’

Film

“My Rembrandt” (2019), një dokumentar i Oeke Hoogendijk, tregon marrëdhëniet e njerëzve të ndryshëm me Rembrandt, një nga artistët më të mëdhenj në historinë e artit.

The Hitman’s Bodyguard – komedi-thriller me qendër në Amsterdam ku luan Samuel L Jackson dhe Ryan Reynolds.

Mos i humbisni këto mundësi për të ‘vizituar’

Muzika

Royal Concertgebouw – faqe ku mund të shihni disa nga shfaqet më të mira të Orkestrës  Simfonike Mbretërore Concertgebouw.

Burimi: The Guardian