Ne jetojmë në të tashmen.
Është gjenetike, thotë Dr. Brad Klontz, një konsulent dhe psikolog financiar. “Prandaj mbijetojmë si specie,” tha Klontz. “Jemi bërë për të shijuar momentin dhe për të konsumuar sa më shumë të jetë e mundur.”
Kur mendoni të kurseni për të ardhmen, po i kundërviheni gjithë biologjisë.
Por ka një hile: Krijoni një lidhje emocionale me kursimet. Imagjinoni veten të dalë në pension në një vilë në fshat. Ose imagjinoni shtëpinë e ëndrrave. Ose pushimet e një jete.
Në një studim të Klontz, kursimet e njerëzve rriteshin me 73% kur lidheshin emocionalisht me arsyen pse po kursenin.
Ja si të bëni të njëjtën gjë.
Një foto vlen sa 1000 fjalë
Ne jemi të prirur të ruajmë status quo-në. ndryshimi kërkon punë dhe përpjekje. “Nëse e keni të qartë pse doni të kurseni, pse ka rëndësi, për kë po kurseni dhe të kurseni vërtet, veprimi do të ketë efekte dramatik,” tha Klontz.
Këtë entuziazëm mund ta përdorni për të imagjinuar të ardhmen për të cilën po punoni sot.
Kërkoni në internet imazhe që ngjallin emocione,” tha Carrie Rattle, CEO e Behavioral Cents, që ofron terapi dhe konsulecnë financiare.
“Një imazh ju ndihmon të përqëndroheni te lumturia,” tha Rattle. Njerëzit s’janë gjithmonë të zotë të imagjinojnë vizionin e tyre.
Imazhet që reflektojnë emocionet tuaja funksionojnë. Gjeni foto njerëzish në plazh, të lumtur dhe të dalë në pension, ose nëse doni të shlyeni borxhet, gjeni foto njerëzisht të çliruar dhe të qetë.
Tabelë frymëzuese
Një tabelë me imazhe frymëzuese e bëri Jackie Beck, blogere financash personash, të bënte pushimet e një jete.
Beck krijoi një tabelë frymëzuese në kompjuter që të vizitonte gjithë vendet që donte të vizitonte. “Shtoja foto dhe me vete mendoja kur do ta bëja realitet,” tha ajo. “Nëse e sheh rregullisht, do e bësh realitet.”
Një vit pasi krijoi një tabelë me imazhe nga Afrika, ajo dhe bashkëshorti i saj u nisën për në Kenia. Tabela e ndihmoi të planifikonte, të kërkonte dhe të pyeste për rekomandime.
Ligji i tërheqjes
Nëse do një mollë jeshile, do përpiqesh çdo ditë të gjesh një mollë jeshile, apo jo? “Disa njerëz thonë se kur shpreson, universi ta jep,” tha Rattle.
Një interpretim tjetër thotë se kur përqëndrohesh te synimi yt, të mprehet vetëdija.
Nëse e dini ku doni të shkoni, mendoni si do ia dilni deri atje. Ndoshta do shkoni më shpesh në market ose në fermë. Dhe ja ku keni një mollë jeshile. Nisi me imagjinatë dhe tani e keni në duar sepse kaluat kohë duke menduar për atë që dëshironit dhe ndërmorët hapat e nevojshëm.
Fiks si në filma
Nëse keni ëndërr të udhëtoni në Itali, nisni kërkimet dhe vendosni ku veçanërisht doni të shkoni. Në jug? Në Romë? Veçoni muze dhe kisha që keni qejf të shihni dhe ushqime që doni të provoni.
Pas kësaj nis planifikimi financiar. E zëmë se ju duhen 5 mijë dollarë për udhëtimin, që do ta bëni pas pesë vitesh. Kjo do të thotë se duhet të kurseni një mijë dollarë në vit. Këtë shifër ndajeni në muaj ose javë,” thotë Rattle.
Kështu i keni të qarta gjithë ndryshimet që duhet të bëni. Ndoshta duhet të merrni drekën nga shtëpia dhe sa herë që të hani, kujtoni pse s’jeni ulur në restorant.
Burimi: CNBC