Siç mund ta keni dëgjuar, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë në pritje të bebushit të parë! Deri më tani, thuhet se dyshja do të bëhen prindër të një vajze, por asgjë e konfirmuar ende nga çifti. Pa kaluar as 24 orë nga lajmi surprizë, interneti filloi me aludimet e zakonshme. Teoria e re konspirative thotë se ish-i dashuri i Gigi-it, Tyler Cameron mund të jetë babai i fëmijës.
Nuk keni faj nëse s'ju thotë gjë si emër, sepse modelja kaloi vetëm verën e 2019-ës me të. Gjithsesi, teksa Tyler bënte një Live në Instagram u përball me komente fansash që e uron për "ardhjen e bebit".
Pasi lexoi të tilla komente, Cameron tha vetëm: "Jeni gabim, jeni shumë të tmerrshëm të gjithë!"
Sigurisht, ish-i dashuri i Gigi-it as nuk e ndjen të nevojshme të sqarohet sepse e gjithë bota e di kush është babai i vërtet.
Kur tabloidi TMZ konfirmoi lajmin e shtatzënisë, bëri me dije se modelja është rreth 20 javëshe shtatzënë, që do të thotë 5 muajshe. 5 muaj më parë, në dhjetor të 2019-ës, u përfol për një rikthim të mundshëm mes Gigi-it dhe Zayn. Romancës me Tyler, modelja i dha fund që në nëntor të vitit të shkuar, gjë që përjashton teorinë e re të internetit.
Çifti nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me lajmin edhe pse e gjithë bota duket po aq e entuziazmuar sa ata.
--Përshtatur nga Cosmopolitan