Celebrity

Yolanda Hadid konfirmon shtatzëninë e Gigi-t: 'Në shtator bëhem gjyshe'

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2020

Yolanda Hadid konfirmon shtatzëninë e Gigi-t: 'Në

Këtë javë, TMZ bëri publik lajmin se Gigi Hadid dhe Zayn Mailk janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti u ribashkua në fund të 2019-s dhe kanë qenë të pandashëm.

Gigi i përforcoi thashethemet kur postoi foto nga ditëlindja e saj e 25-të me tullumbace me fije blu dhe rozë në duar. Fansat aluduan se mos gjatë festës së ditëlindjes u zbulua gjinia e bebit. Gjithashtu, Bella ia paketoi dhuratën në një çantë që shkruante “Hello Little One” (Përshëndetje vogëlush/e).

Më në fund është zyrtare: Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër. Mami i Gigi-t, Yolanda, konfirmoi lajmin në një intervistë për emisionin hollandez RTL Boulevard. Intervista s’është publikuar akoma, por faqja në Instagram e emisionit postoi deklaratën e saj.

Në përshkrim thuhet: “Yolanda Hadid na konfirmoi se vajza e saj, Gigi është vërtet shtatzënë. Ajo do të bëhet gjyshe në shtator.”

“Jam akoma e habitur që sekreti ynë përfundoi në shtyp,” tha Yolanda. “Sigurisht jemi të emocionuar. Jam shumë e lumtur që do të bëhem gjyshe në shtator, sidomos tani që humba nënën time. Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë, një tjetër na bashkohet. Ndihemi të bekuar.”