Letra e ditës

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale turke

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2020

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

Nisur nga fakti që shumë ndjekës na shkruajnë vazhdimisht për filmat dhe serialet më të fundit – qofshin këto sugjerime, komente apo kritika – vendosëm që në një rubrikë të caktuar të përmbledhim sugjerimet e tyre, shkruar nga vetë ata. Nëse dëshironi të ndani me të tjerët komentet tuaja mbi një serial, film, dokumentar ose prodhim tjetër kinematografik, mund të na shkruani.
2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

"Përshëndetje! Quhem Iva dhe më pëlqeu shumë rubrika e re, ndaj vendosa të shkruaj edhe unë. Të them të drejtën do shkruaj për dy seriale turke që më kanë fiksuar së fundmi, megjithëse nuk kam ndonjë lidhje të fortë me këto prodhime. Ose më mirë të them që përveç “Gymysh” dhe “Dashuri e ndaluar” (me Bihterin) nuk kam parë asnjë serial tjetër turk. Jam më shumë e dhënë pas prodhimeve të Netflix dhe HBO, por në këto kohë karantine çdo gjë mund të ndodh, ndaj një ditë, krejt rastësisht e gjeta veten të fiksuar pas televizorit.

I pari është “Koha kalon”. Jepet në 17:45 në Kanal D-Drama në platformën Tring. Në fillim nisa ta shoh sepse ç’mund të bëj dikush në orën 17:45 pasdite. Ok, më mirë të them që më tërhoqi vëmendjen Memo i “Mrekulli në qelinë numër 7”. S’jam ndonjë fanse e madhe filmit, por aktorin e simpatizoj. Seriali trajton jetën e një kapiteni, i cili kalon kohën më të madhe larg familjes dhe një ditë, bashkëshortja gjen një letër ku thuhet se ai e tradhton. Fabul tipike dramash për dikë që adhuron dramat (në horoskop Gaforre dhe ashendent Peshq). Dua të shtoj se më pëlqejnë filmat/serialet që trajtojnë dilemat shpirtërore dhe prodhimet turke i japin goxha rëndësi kësaj. Ndodh që edhe e teprojnë, por kanë një qasjë ndryshe dhe kjo gjë më pëlqen, në aq skena sa kam parë.

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

I dyti është “Dashuri e plagosur”. Nuk e kisha marrë me mend kurrë që do të fiksohesha pas një seriali me Perandorinë Osmane, pasi nëse ndodhte që debatoja me prindërit, lidhej gjithmonë me faktin se pse shihnin “Sulltanin e Madhërishëm” apo “Ertugrul”. Paragjykim nga ana ime do thoni jo? Po, me shumë mundësi. “Dashuri e plagosur” nis fill pas mbarimit të “Koha kalon” në Tring, rreth orës 18:45 dhe prandaj më gjeti para televizorit. Në serial trajtohet historia e një gjenerali të ushtrisë turke i cili shpallet tradhtar si pasojë e një komploti (Gaforret i urrejnë padrejtësitë).

2 seriale që fiksuan dikë që s’sheh kurrë seriale

Këto do të sugjeroja nga serialet turke për ata që e gjejnë veten te këto prodhime. Ndërkohë përpos këtyre, shoh “Familjen Kuqezi”, një nga prodhimet më të mira të kohëve të fundit për mua, “Hostel by Anabel” në YouTube, nisa dhe mbarova “Unorthodox” në Netflix dhe së fundmi rinisa "Lucifer" në kohë karantine.