Udhetim

Ky është restoranti më i vogël dhe më i paqtë në botë

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2020

Ky është restoranti më i vogël dhe më i paqtë

Quhet “Bord For En” (Tavolinë për një person) dhe ndodhet në Värmland, rreth 350 kilometra nga Stokholmi, Suedi. Tavolina prej druri, ku sipër është hedhur një mbulesë e bardhë akull, ndodhet në një livadh të harlisur. Ka vend vetëm për një person.

“Bord For En” do të hapet më 10 maj nga çifti Rasmus Persson dhe Linda Karlsson. Premtimi dhe qëllimi i restorantit është që të mos ndërveprojë me të tjerët. Ushqimi në “Bord For En” është një përvojë individuale që synohet të shijohet në “izolim”.

Ky është restoranti më i vogël dhe më i paqtë

Qëllimi i Rasmus dhe Linda-s nuk është që të fitojnë para. Ata nuk do të lejojnë udhëtarë që të vrojtojnë mysafirët. Madje do të praktikojnë edhe “ha tani, paguaj kur të duash”.

Ky është restoranti më i vogël dhe më i paqtë

Në menu do të përfshihen gatime tipike suedeze, si smetana (një lloj salce kosi), pure me karrota dhe xhenxhefil dhe kroketa me bukë misri. Si pije do të serviren lëng luleshtrydhesh, lulesh dhe frutash të tjera, por jo alkool.

Ky është restoranti më i vogël dhe më i paqtë

Burimi: CNN