Showbiz dhe TV

Sara Karaj, nënë për herë të parë

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2020

Sara Karaj, nënë për herë të parë

Vlogerja Sara Karaj dhe partneri i saj, Darti, do të bëhen prindër së shpejti. Sara zbuloi lajmin e ëmbël përmes një videoje të publikuar në kanalin e saj në YouTube. Videoja titullohet “Për ty” dhe përmbledh disa momente të çiftit.

Në përfundim të videos, dëgjohen rrahje zemre dhe në një moment Sara vendos dorën te barku, pasuar nga ekoja e bebit. "Ne jemi shtatzënë," shkruhet në fund.