Ashtu siç u njoftua, seria e sotme e "Hostel by Anabel" - "Si n'jetë" ishte speciale, pasi nuk ishte pjesë e 12 episodeve të programuara.
Ndërkohë që vajzat iu rikthyen xhirimeve për seritë në vijim, në episodin e sotëm të "Si n'jetë", ndoqëm vazhdimin dhe fundin e aventurës italiane.
Udhëtimi i Megit, Vilës dhe Anës në Milano rezultoi i paparashikueshëm. Situatat e krijuara nga keq-menaxhimi i lekëve do t'ju kujtojnë veten, sikurse ndjesia e takimit me shqiptarë ku je në një vend të huaj.
Vizitat në vendet më turistike të Milanos u shijuan maksimalisht nga vajzat, fati i të cilave ndryshoi sa hap e mbyll sytë, kur një ndjekëse e "Hostel by Anabel", Arselda që jetonte prej vitesh në Itali i ftoi në Firenze.
Viola, Ana, Megi jo vetëm që nuk do të shqetësoheshin më për paratë, por do të shijonin verën më të mirë, djathrat karakteristikë, pamjen e mrekullueshme dhe një super suitë!
S'mbaroi me kaq. Pas shumë peripecirash, aventura italiane pati fund të lumtur! Pas një xhiroje me kalë nëpër Firenze, "zana" që takuan i ftoi në një fshat të Toskanas. Nëse tingëllon një mrekulli, besojeni sepse ashtu qe. Ju që e humbët, mund ta ndiqni këtu.