Shtëpia e “Hostel by Anabel: Si n’jetë” u kthye jo vetëm në punë grupi, por edhe në mollë sherri mes vajzave: debatet për ngjyrën e mureve, tensionet për vonesat e punimeve, dyshimet për rezultatin përfundimtar qenë disa nga situatat që shoqëruan arredimin e shtëpisë.
Teksa Viola, Ana dhe Megi udhëtonin në Itali, Dea merrej me shtëpinë, e cila u prezantua në episodin e sotëm.
Në fillim, vajzat u hoqën sikur shtëpia “nuk ishte keq”, por ishte e gjitha një lojë sepse Dea kish bërë një punë të përkryer. Sigurisht që pati edhe debate mes Albertës dhe Ernestit, i cili nuk binte dakord për të jetuar në një shtëpi me pesë vajza. A pranoi? Gjithsesi pse t’ju ngatërrojmë me fjalë kur kemi një video?! Ndiqeni.