Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, lajm i cili u bë publik nga vetë moderatorja në Instagram. Burime për Revista Story zbulojnë se çifti është në pritje të një djali.
Gjatë intervistës në “E diella proces” në “E diell”, Edi Manushi e pyeti regjisorin se “çfarë dëshironte që të bëhej fëmija kur të rritej”, pyetje të cilën Grishaj nuk e dëgjoi fort mirë dhe pyeti “çfarë do të bëhet ai?” gjë që vërteton se do të bëhen prindër të një djali.
Ky është fëmija i parë i çiftit. Arbana është nënë e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin, Ardit Kero.
Zërat për një romancë mes regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe Arbana Osmanit filluan në fund të shkurtit të 2019-s. Detajet në Instagram konfirmonin lidhjen, ndonëse prej tyre nuk pati kurrë një deklaratë të mirëfilltë, të paktën deri në tetor. Gjatë premierës së filmit të tij me metrazh të shkurtër, “Gjyshja”, Grishaj tha, “E meqë ra llafi te njerëzit, unë e kam shkruar diku më përpara e do ta them edhe sonte, se nëse ka diçka nga frymëzohem unë nga talenti i saj, ajo është Arbana Osmani.”