Showbiz dhe TV

Martesë dhe shtatzëni e fshehtë: Alba Çobaj e BB8 në pritje të ëmbël

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2020

Martesë dhe shtatzëni e fshehtë: Alba Çobaj e BB8 në

Prej disa muajsh, Alba Çobaj nuk është më beqare. Banorja e Big Brother 8 është e martuar me Migenin, me të cilin pret një fëmijë. Disa detaje për martesën Çobaj i zbuloi në një intervistë për Revistën Class.

“Jam në muajin e nëntë dhe presim lumturisht një vajzë. Sigurisht që ka pasur dhe vështirësi sidomos të përjetosh tërmete, pandemi e karantina në muajt më të bukur për një femër. Megjithatë, ia kemi dalë më së miri dhe mezi pres të kem në krahë të voglën tonë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on

Përsa i përket partnerit, Alba u shpreh:

“Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019-s ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri.”

Pak para se të shkëputej nga vëmendja mediatike, Alba moderoi për pak kohë emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan. “Momentalisht jam shkëputur për shkak të shtatzënisë, por rikthimi do të ndodhë në një moment të dytë pasi kuptohet që parësore dhe më e rëndësishme për mua është vajza jonë,” u shpreh ajo për rikthimin në ekran.

Alba është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë bebushen në qershor. “Këto janë fotot e para me bark duke qenë se barku filloi të dukej në muajin e 7 dhe plus dy muaj karantinë na u deshën mbyllur dhe për pak e s’do kisha asnjë kujtim shtatzënë,” shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on