Klea Huta & Elgit Doda
Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali. Thashethemet se Elgiti dhe Klea do të bëhen prindër filluan pak muaj më më parë. Dyshimi lindi në puntatën e “Shiko kush luan” në janar, ku kamera fokusohej disa herë të barku i Kleas. Zërat u konfirmuan më pas edhe nga burime për Anabel.al. Bashkë që prej 2017-s, ata i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në shkretëtirën Agafay në Marrakesh, Marok. Ndonëse fotot u publikuan më 26 janar, është ende e paqartë se kur ndodhi ceremonia private.
Jonida Vokshi & Besnik Krapi
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen prindër të një vajze. Ashtu si lajmin e shtatzënisë, edhe gjininë e bebit Jonida e zbuloi gjatë puntatave të “Top Talent”. Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019-s, në një ceremoni të mbajtur në Malin e Robit, në plazhin e Golemit.
Kledi Bahiti dhe & Pejana Elezi
Me rastin e ditëlindjes së Kledit, partnerja e tij, moderatorja e RTSH-së Pejana Elezi, zbuloi se çifti është në pritje të ëmbël. "Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje,” shkroi ajo. Lidhja e Kledit dhe Pejanës u zbulua në fillim të marsit.
DJ Viki & Amanda
DJ Viki dhe bashkëshortja e tij, Amanda, do të bëhen prindër për herë të dytë. Shtatzëninë e zbuloi Amanda në një seri postimesh në Instagram, ku postoi edhe një foto me një palë sandale për vajza, duke zbuluar kështu gjininë e bebit. Viki dhe Amanda janë prindër të vogëlushit Alen dhe janë bashkë prej vitesh.
Erion Isai & Ajlin Petrela
Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e konfirmoi vetë aktori, i cili momentalisht është kryetari i Bashkisë së Kolonjës, gjatë një bisede në “E diela shqiptare”. Erioni dhe Ajlin janë prindër të një vajze, Ajër, e cila erdhi në jetë në vitin 2016.
Sara Karaj & Darti
Vlogerja Sara Karaj zbuloi lajmin e ëmbël përmes një videoje të publikuar në kanalin e saj në YouTube. Videoja titullohet “Për ty” dhe përmbledh disa momente të çiftit.
Arbana Osmani & Eduart Grishaj
Arbana Osmani dhe regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Mendohet se ata do të bëhen prindër të një djali, megjithëse asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë. Lajmin e zbuloi vetë Arbana me rastin e ditëlindjes së saj dhe Eduartit më 7 maj. Arbana është nënë e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero. Zërat për një romancë mes regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe Arbana Osmanit filluan në fund të shkurtit të 2019-s.
Alba Çobaj & Migeni
Prej disa muajsh, Alba Çobaj nuk është më beqare. Banorja e Big Brother 8 është e martuar me Migenin, me të cilin pret një fëmijë. Disa detaje për martesën Çobaj i zbuloi në një intervistë për Revistën Class. “Jam në muajin e nëntë dhe presim lumturisht një vajzë. Sigurisht që ka pasur dhe vështirësi sidomos të përjetosh tërmete, pandemi e karantina në muajt më të bukur për një femër. Megjithatë, ia kemi dalë më së miri dhe mezi pres të kem në krahë të voglën tonë,” tha ajo.
- Sara Karaj, nënë për herë të parë
- Martesë dhe shtatzëni e fshehtë: Alba Çobaj e BB8 në pritje të ëmbël
- Erion Isai baba për herë të dytë
- Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt
- Fotoja konfirmon zërat: Kledi Bahiti dhe partnerja, prindër për herë të parë
- DJ Viki baba për herë të dytë: Partnerja zbulon gjininë e bebit
- Klea dhe Elgiti zbulojnë gjininë e bebit përmes kësaj videoje!
- Jonida Vokshi zbulon gjininë e bebit