TV Mania

Olta Gixhari, shtatzënë për herë të parë!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2020

Olta Gixhari, shtatzënë për herë të parë!

Olta Gixhari, pret të bëhet nënë për herë të parë! Burime për Revista Who bëjnë me dije se aktorja është në pritje të ëmbël. Lajmi, është konfirmuar edhe nga vetë Gixhari, e cila në Instastory-it e saj ka publikuar një video ku shfaqet Olti Curri dhe Eni Shehu teksa e ngacmojnë në lidhje me lajmin e shtatzënisë.

Olta, aktualisht ndodhet në Spanjë, ku kaloi karantinën pranë partnerit të saj. Ndonëse bebushi vjen në jetë pas fare pak muajsh, Olta ka zgjedhur ta shijojë këtë etapë në privatësi të plotë. Gjinia e bebit apo muaji i shtatzënisë janë ende sekret!

Në mars të këtij viti aktorja e ftuar tek "Në kurthin e Piter Pan", pohoi se është fejuar dhe se dëshiron që shpejt të bëhet nënë e një vajze dhe e djali sepse e ka gjetur babain e fëmijëve.