Shopping now!

Si të dukesh i veshur cool duke shpenzuar pak

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2020

Si të dukesh i veshur cool duke shpenzuar pak

Prej vitesh tregu shqiptar i është njësuar atij perëndimor kur bëhet fjalë për t’u veshur me trend dhe stil. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë asgjë më pak se të rinjtë e Romës, Parisit, Londrës, Hong Kongut apo New York-ut. Veshjet, sidomos ato të të rinjve, në të gjithë botën konsiderohen si një nga elementët kryesor të globalizimit përsa i përket mënyrës se si vishen. Gjithashtu, kombinimi i ngjyrave, dizajni minimalist dhe çmimet më të lira kanë përforcuar idenë e një të veshuri me stil dhe për të treguar karakter tek çdo shtresë e shoqërisë.

Të jesh modern, të adaptosh shpejt stilet e reja të dizajnit, kombinimet e ngjyrave dhe në të njëjtën kohë të ofrosh veshje me cilësi dhe me çmime të aksesueshme për të gjithë, është sfida e re e kompanive për të zënë vendin kryesor në zemrën e të apasionuarve pas modës.

Si të dukesh i veshur cool duke shpenzuar pak

Të gjitha markat më të mëdha i kanë fillimet e tyre nga kompani të vogla të cilat më pas janë rritur me pasionin dhe përkushtimin që kanë pasur që nga dita e parë. Pelinku e filloi po kështu në vitin 1970 si një pasion familjar për modën dhe stilin, pavarësisht limiteve të kohës, dhe më pas u themelua si kompani në vitin 1994. Shumë shpejt Pelinku u kthye në një pikë referimi për importin e tekstileve dhe veshjeve në vend. Duke pasur eksperiencën në treg, kjo kompani tashmë ka krijuar reputacionin e saj dhe po kthehet me ritme të shpejta në një konkurues real për markat botërore që operojnë sot në Shqipëri dhe rajon.

Si të dukesh i veshur cool duke shpenzuar pak

Që të jesh një prej zgjedhjeve të apasionuarve pas modës, duhe që të dish si t’i veshësh ata. Stili dhe shumëllojshmëria e ofertës janë pikat e forta të Pelinkut dhe kur këto janë të shoqëruara nga çmime të përballueshme atëherë miksi i suksesit është i paravendosur. Gjithashtu kompania ka si pikë të fortë dhe shitjen e të gjitha produkteve online. Janë krijuar disa kanale shitjesh të gjitha online të cilat i kanë bërë më të arritshme produktet e saj. Faqja online pelinku.com është kali i betejës në këtë pikë. Një platformë interaktive e cila ka si mision kryesor të përforcojë ditat ditës eksperiencën blerëse. Blerjet online te Pelinku karakterizohen edhe nga një politikë dërgesash dhe kthimi bashkëkohore. Për blerjet që bëhen përmes kanaleve online garantohet dërgesa e produkteve në të gjithë vendin brenda 48 orëve dhe ka një politikë kthimi të produkteve brenda 7 ditësh, risi kjo për tregun shqiptar. Kjo e bën eksperiencën e blerjes akoma më të bukur dhe dobishme për blerësin shqiptar i cili është në kërkim të vazhdueshëm të eksperiencave te njejta si ato te konsumatorëve perëndimor. Rrjetet sociale që kompania ka krijuar, gjithashtu funksionojnë si kanale shitjesh të cilat e pasurojnë ndërveprimin me konsumatorin.

Si vishemi është një nga mënyrat sesi ne tregojmë kujdesin ndaj vetes dhe ka shumë ndikim në mendimin e personave që na rrethojnë. Duhet të zgjedhësh një firmë e cila të jep mundësinë të shprehësh veten, duke u veshur jo vetëm me produkte të bukura, por edhe cilësore. Duhet të vishesh me një firmë që ke po aq dëshirë ta veshësh sa ajo ka dëshirë të veshë edhe ty. Ky është misioni gati 30 vjeçar i markës Pelinku.

Ku mund të drejtoheni:
Website: pelinku.com
Facebook: Pelinku Shpk
Instagram: pelinku_store