Tiranë

Protestuesit e zemëruar tensionojnë situatën pranë Teatrit Kombëtar

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2020

Protestuesit e zemëruar tensionojnë situatën pranë Teatrit

Tensioni pranë Teatrit Kombëtar vazhdon të përkeqësohet gjithnjë e më tepër. Aktivistët e zemëruar po përleshen me punonjësit e policisë dhe pas shumë përpjekjesh ja dolën të rrëzojnë një pjesë të barrikadës metalike të vendosur prej forcave policore. 

Protestuesit duan të deportojnë në sheshin para Teatrit tashmë të shembur, nën thirrjen "poshtë diktatura". 

Godina e Teatrit Kombëtar nisi të shembet gjatë orëve të para të së dielës, pas thuajse 2 vitesh përpjekje për të ndaluar prishjen e tij.

*Lajmi në përditësim

Burimi: Balkan Web