Kosova

Protestë simbolike edhe në Kosovë: 10 teatro anuluan shfaqjet

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2020

Protestë simbolike edhe në Kosovë: 10 teatro anuluan shfaqjet

Teatri Kombëtar i Kosovës njoftoi në Facebook se në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, teatro në Kosovë anuluan shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ishte planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht,” shkruhet në postim.

Teatrot që anuluan shfaqjet, përpos Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë: Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” - Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” - Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri - Kukaj”.

Protestë simbolike edhe në Kosovë: 10 teatro anuluan shfaqjet

Sot pasdite, anëtarë të shoqërisë civile organizuan në sheshin para Teatrit Kombëtar në Prishtrinë një protestë simbolike me pankarta.

Protestë simbolike edhe në Kosovë: 10 teatro anuluan shfaqjet