
Photo Courtesy/ @iophotographer
Protestat, të cilat u nxitën nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, do të vazhdojnë ende. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njoftoi dje se pasditen e sotme do të mbahet një tjetër protestë.
Regjisori Robert Budina, i intervistuar nga A2, u shpreh se do të vazhdojnë protestat para Ministrisë së Brendshme, sot në orën 16:30. Sipas tij, marrëdhëniet me shtetin janë ndërprerë, “sepse në këmbim të dialogut morën gjuhën e dhunës”.