Egreis Gjergjani, sipërmarrsja shqiptare që jeton në Amerikë, të cilin ju mund ta njihni në Instagram si "The Stiletto Me Up" përveç këpucëve është gjithashtu e famshme për surprizat e saj! Pas surprizës së paparë që bëri për punonjëset e saj korrikun e shkuar, radhën e kishte shoqja e ngushtë!
Pak orë më parë, Egreis postoi në llogarinë e Instagram-it gjithë çfarë kishte përgatitur për shoqen e saj më të mirë Elinën, në ditëlindjen e 40-të- një billboard vetëm për të!
Vieë this post on Instagram
"Kush duket kaq mirë në të 40-at? Vetëm shoqja ime e ngushtë! Nga Egreis për Elina-n!"- shkruhej në billboard-in gjigant bashkë me foton e vajzave që tani do ta shihte kushdo që kalonte në atë rrugë.
"Unë nuk dua shumë njerëz, por ato që i lejoj të hyjnë në jetën time, qëndrojnë aty për jetë. Ti je zgjedhur të jesh shoqja ime e ngushtë, për jetë!"
Sipërmarrësja e linjës me rroba për të rritur "By Egreis" dhe markës së famshme për fëmijë "Itty Bitty Toes" e dinte mirë që reagimi pas një surprizë të tillë do të ishte spektakolar, prandaj u kujdes që gjithë momentet të regjistroheshin.
Vieë this post on Instagram
Në video-et e postuara në Instagram, Egreis shfaqet teksa udhëton me makinë drejt vendit të surprizës bashkë me vajzën e ditëlindjes e cila qëndronte me sy të mbuluar për ta shijuar në maksimum atë çfarë e priste. Si reagoi? Nuk shpjegohet me fjalë, kështu që më mirë shiheni vetë!
Vieë this post on Instagram