Olta Gixhari është në pritje të ëmbël, lajm që u konfirmua nga vetë ajo disa ditë më parë, duke postuar një foto me partnerin misterioz në Sagres, Portugali. Pas mesazheve në rrjete sociale, Olta shkroi në Instagram.
“Faleminderit me zemër për të gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. P.S. unë vazhdon bëj seksin nëpër foto ë, nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal.”
View this post on Instagram
Në një postim në Instagram Stories – fill pasi ndjekësit menduan se Olta është në pritje të një djali, nisur nga përdorimi i fjalës “bebush” – Olta shtoi:
“Më falni, por unë nuk e kam zbuluar gjininë e bebit. Faleminderit.”
Për sa kohë i bëri përshtypje dhe reagoi, do të thotë që nuk është bebush, por bebushe? Apo s’ka lidhje?