Bota

Pas akuzave, laboratori i viruseve në Kinë flet për Covid-19

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2020

Pas akuzave, laboratori i viruseve në Kinë flet për Covid-19

Instituti i Virologjisë në Wuhan, i akuzuar nga Shtetet e Bashkuara si përgjegjës për pandeminë e Covid-19, pohoi se ka tre shtame (variant gjenetik ose nëntip i një mikroorganizmi, si për shembull virus ose bakter) të lakuriqëve të natës në laborator, por asnjë prej tyre nuk përputhet me Covid-19.

Pretendimet se virusi erdhi nga laboratori ynë janë një “trillim i pastër” u shpreh drejtori i Institutit, Wang Yanyi për televizionin shtetëror të Kinës, CGTN. “Si të gjithë të tjerët, ne nuk e dinim që virusi ekzistonte. Si mund të ketë dalë nga laboratori ynë?”

Rastet e para të Covid-19 u zbuluan në Wuhan në fund të vitit. Që prej asaj kohe, virusi u përhap në të gjithë botën dhe vazhdimisht pretendohet se u krijua në laborator në Wuhan, gjë që u hodh poshtë nga autoritetet. Origjina e pandemisë rrethohet ende nga shumë pikëpyetje, por mendohet se u përhap nga një treg me ushqim kafshësh dhe shpendësh.