Celebrity

‘Si gënjeu për pasurinë’: Pas artikullit të Forbes, reagon Kylie

Shkruar nga Anabel

29 Maj 2020

‘Si gënjeu për pasurinë’: Pas artikullit të

Pas artikullit të Forbes, që pretendon se Kylie Jenner nuk është miliardere dhe “e ka fryrë pasurinë e saj”, Kylie reagoi përmes disa postimeve në Twitter.

Ajo tha se “mendonte që [Forbes] kishte një reputacion të mirë” dhe shtoi se gjithë çfarë lexoi ishin thjesht “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”. “Unë nuk kam kërkuar kurrë ndonjë titull dhe nuk kam gënjyer që të vendosem atje,” thotë Kylie.

Në një tjetër postim, ajo shkruan se “është e bekuar, sepse ka një vajzë të mrekullueshme dhe një biznes të suksesshëm”. “Mund të listoj 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksohem me sa shumë para bëj,” përfundon Jenner. Listoji Kylie, po presim.